Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Durrës, pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike.
I ndjeri, në momentin që ra në kontakt me rrymën, ishte duke punuar në Porto Romanos, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq Policia e Shtetit ka arrestuar personat përgjegjës, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të ngjarjes.
Po ashtu dyshohet për shkelje të rregullave të sigurisë teknike në punë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.