Alma Wahlberg, nëna e Mark dhe Donnie Wahlberg, ka ndërruar jetë, njoftuan djemtë e saj në mediat sociale të dielën. Ajo ishte 78 vjeçare.
“Engjëlli Im. Pusho në paqe”, shkroi aktori Mark Wahlberg në Twitter.
Asnjë informacion nuk u dha në lidhje me shkakun, datën ose vendndodhjen e vdekjes së saj.
Donnie Wahlberg shpesh postonte për nënën e tij në llogaritë e tij dhe në korrik njoftonte fansat për shëndetin e saj, duke shkruar se ajo "nuk mbante mend shumë dhe ishte shpesh e hutuar por disi ajo ishte ende Alma”, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.