Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dje më 11 tetor.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte roje në Parkun Industrial Trepça, dhe i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas u dërgua në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.