22.05.2016 · përditësuar para 3707 dite1 min lexim
Bateristi Nick Menza i cili ka marrë pjesë në shumë prej albumeve më të suksesshme të Megadeath ka vdekur në moshën 51 vjeçare pasi ka pësuar një sulm derisa ai ishte duke performuar në skenë.
Menza ishte duke performuar këngën e tretë me radhë në këtë koncert me grupin e tij të ri, Ohm në Studio City të Kalifornisë kur ka pësuar sulm.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i bateristit, Steve Bauer i cili ka treguar se pas sulmit, ekipet mjekësore nuk arritën që ta kthenin në jetë.
“Ne jemi akoma në shok”, ka thënë ai për CNN, transmeton Klan Kosova.
Akoma nuk është vërtetuar shkaku i vdekjes së bateristit.
Grupi Megadeath është në mesin e katër grupeve më të mira të muzikës metal, bashkë me Metallica, Slayer dhe Anthrax ndërsa Menza ka lujatur me grupin për nëntë vjet që nga viti 1990 ku ka marrë pjesë në sukseset më të mëdha të grupit, “Rust in Peace”, “Countdown to Extinction” dhe “Youthanasia”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.