Lajmet e fundit

Ka vdekur në moshën 94-vjeçare, ish-mjeshtri i propagandës së Koresë së Veriut, Kim Ki Nam.
Ai vdiq për shkak të moshës së vjetër dhe “mosfunksionimit të organeve të shumëfishta” për të cilat ai kishte marrë trajtim që nga viti 2022, thanë mediat shtetërore koreane, përcjell klankosova.tv.
Ki Nam kishte kaluar dekada duke udhëhequr përpjekjet propagandistike në shtetin totalitar, duke përfshirë ndërtimin e një kulti personaliteti rreth dinastisë në pushtet, Kim.
[caption id="attachment_2302241" align="aligncenter" width="669"]
Ka vdekur njeriu që qëndron pas kultit të personalitetit të familjes Kim[/caption]
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori pjesë në funeralin e tij herët të mërkurën dhe i bëri homazhe “revolucionarit veteran që i kishte mbetur pa kufi besnik” regjimit, shtoi raporti.
Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap e krahasoi atë me bosin e propagandës së Gjermanisë naziste Joseph Goebbels, i njohur gjerësisht për mantrën e tij, "përsërite një gënjeshtër mjaft shpesh dhe ajo bëhet e vërteta".
Kim Ki Nam nuk kishte lidhje gjaku me patriarkatin në pushtet, pavarësisht se ndante mbiemrin që është ndër më të zakonshmit në Korenë e Veriut dhe atë të Jugut.