Komediani, Jackie Mason ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare.
Avokati, Raoul Felder, bëri të ditur se Mason vdiq pasditën e së shtunës në spitalin Sinai në Manhattan, ku u shtrua dy javë më parë.
Mason ishte i njohur për zgjuarsinë, mprehtësinë si dhe komentet e tij epike, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
“Tetëdhjetë përqind e burrave të martuar tradhtojnë në Amerikë. Pjesa tjetër në Evropë”, ishte një frazë e komedianit tashmë të ndjerë.
Me pikëllim të thellë, lajmin për vdekjen e Mason e priti komediani tjetër Gilbert Gottfried, i cili të ndjerin e cilësoi si më të mirin dhe më të respektueshmin.
“I parespektueshëm, qesharak, i zgjuar dhe patriot i madh amerikan”, tha Gottfried.
Mason e quante veten një vëzhgues që i shikonte dhe i mësonte njerëz. Ai thoshte se shakatë e tij së pari i provonte me miqtë e pastaj i plasonte tek publiku.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.