Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare artisti me origjinë bullgare, Christo Vladimirov Javacheff, i cili është i njohur për krijimin e veprave nëpër hapësira të mëdha nëpër vende të ndryshme të botës.
Sipas një njoftimi të lëshuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Christo ka ndërruar jetë të dielën nga shkaqet natyrale në shtëpinë e tij në New York, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Christo së bashku me gruan e tij Jeanne-Claude Denat de Guillebon, kanë krijuar vepra arti monumentale, të cilat shpesh bëheshim me mbështjelljen e sipërfaqeve të mëdha me pëlhurë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.