Ka ndërruar jetë prodhuesi i muzikës amerikane, Phil Spector, në moshën 81 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar shërbimi i burgut në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Spector po vuante dënimin me burg për vrasjen e aktores hollivudiane Lana Clarkson në vitin 2003.
Ai revolucionarizoi muzikën pop me formulën e tij të prodhimit të muzikës "muri i zërit".
I ndjeri ka bashkëpunuar me “the Beatles”, “the Righteous Brothers and Ike”, si dhe me Tina Turner.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.