Aktori australian Julian McMahon, i famshëm për rolet në seriale të njohura si Nip/Tuck dhe Charmed, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.
Gruaja e tij tha se aktori ndërroi jetë në Clearwater, Florida, të mërkurën. Ai ishte diagnostikuar me kancer.
"Julian e donte jetën. Ai e donte familjen e tij. Ai i donte miqtë e tij. Ai e donte punën e tij dhe i donte fansat e tij. Dëshira e tij më e thellë ishte të sillte gëzim në sa më shumë jetë të ishte e mundur", tha Kelly Paniagua në një deklaratë të publikuar nga Deadline, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Karriera e McMahon mori hov me serialin televiziv mbinatyror Charmed përpara se të fitonte njohje më të gjerë me Nip/Tuck, dramën mjekësore në të cilën ai luajti rolin e kirurgut plastik Dr. Christian Troy.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.