Ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare dizajnuesja e modës Kate Spade.
Spade u gjet pa shenja jete në apartamentin e saj në New York, njofton Klan Kosova.
Policia po heton vdekjen e saj si një vetëvrasje e dukshme.
Kate Spade ishte e njohur si dizajnuese e rrobave, këpucëve dhe stolive, por ishte më e njohur për linjën e saj të aksesorëve.
Ajo themeloi kompaninë e çantave, Kate Spade Handbags në vitin 1993 në bashkëpunim me burrin e saj Andy Spade, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.