Trajneri i basketbollit, Illmen Bajra, është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare.
Lajmin e ka shpërndarë edhe klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni.
“Para pak çastesh në moshën 33-vjeçare ka ndërruar jetë trajneri Illmen Bajra. Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit”, thuhet në postimin e këtij klubi në Facebook.
“Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit, ishte pjesë e përfaqësueses njëherësh edhe gjysmë sezoni ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.