Aktorja koreano-jugore, Kim Sae-ron u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Seul të dielën, gati dy vjet pasi ajo u tërhoq nga sytë e publikut pas një dënimi për vozitje në gjendje të dehur.
Sipas CNN, transmeton Klanksova.tv, ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së 24 vjeçares.
Kim e filloi karrierën e saj shumë e re dhe fitoi njohje të gjerë, duke përfshirë një paraqitje në Festivalin e Filmit në Kanë, për rolin e saj si një vajzë e braktisur në një jetimore në filmin e vitit 2009 "A Brand New Life".
Por karriera e Kim-it kishte ngecur që nga prilli i vitit 2023 pasi një gjykatë në Seul e shpalli fajtore për drejtimin e mjetit nën ndikim kur ajo përplasi makinën e saj në kryeqytetin e Koresë së Jugut një vit më parë. Kim u shmang burgut, por u gjobit me rreth 14,000 dollarë.
Roli i saj i fundit i njohur ishte në dramën Koreane të Netflix të vitit 2023 "Bloodhounds".
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.