Daniel Mickelson, i cili ishte një yll në rritje në botën e aktrimit, ka vdekur në moshën 23 vjeçare.
Aktori u shfaq në serialin “Mani” të vitin 2019 dhe në filmin “The Killer Clown Meets the Candy Man”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar motra e tij e vogël, modelja Meredith Mickelson në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Klan Kosova.
“Zemra ime është copëtuar dhe ta shkruaj këtë ndihem kaq keq dhe nuk di as çfarë të them. Dje kam humbur vëllanë, mikun më të mirë dhe gjysmën time të zemrës. Nuk kishte një person që e doja më shumë në këtë botë. Ai ishte i buzëqeshur dhe jam shumë e lumtur që Zoti më zgjodhi mua të jem motra e tij për tërë jetën”, shkroi Meredith.
Daniel vdiq me 4 korrik.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.