Lajmet e fundit

Natalie Cole, këngëtarja e famshme e xhazit dhe R&B-së, bija e legjendarit Nat 'King' Cole, ka vdekur në moshën 65 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Fituesja e nëntë Çmimeve Grammy u bë e famshme me këngët This Will Be dhe Inseparable, si dhe me Unforgettable, të cilin e realizoi në duet me babanë e saj, duke i kombinuar zërat pasi ai kishte vdekur 25 vjet më parë.
Ajo kishte luftuar me problemet e shkaktuara nga përdorimi i dogës dhe hepatiti, kurse në vitin 2009 kishte transplantuar veshkën.
Suksesin më të madh e përjetoi në vitin 1991, me albumin Unforgettable... With Love, i cili i ishte dedikuar babait Nat, pasi aty përfshiheshin versionet e këngëve të tij më të njohura, si That Sunday That Summer, Too Young' dhe Mona Lisa. Ky album u shit në 7 milionë ekzemplarë.
Dokumentar biografik për Natalie Cole