Modelja e njohur britanike, Mairead O’Neill, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re ende në rrethana të mistershme.
21-vjeçarja është gjetur e vdekur natën e kaluar pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Në media po komentohet fakti që modelja kishte qenë në gjendje shumë të keqe që pas vdekjes së nënës së saj e cila u nda nga jeta 10 muaj më parë.
Shefja e agjencisë së modelingut, Cathy Martin, e cila kishte punuar me Mairead për gjashtë vjet, tha se ajo kishte premisa të mëdha.
Duke folur për lajmin tronditës të vdekjes së Mairead, Cathy tha për Belfast Live: 'Nuk e dimë tamam se çfarë ka ndodhur, por ajo po kalonte një periudhë shumë të vështirë pas vdekjes së të ëmës, që nuk i mbijetoi dot kancerit', shkruan TCh, transmeton Klan Kosova.
'Kishte shumë mbështetje, por zemrën e kishte copë. Është kaq e trishtë të mendosh se edhe ajo u largua nga kjo jetë për t’iu bashkuar së ëmës'.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.