Michael Cimino, regjisori i filmit klasik “The Deer Hunter”, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Festivalit të Kanës, Thierry Fremaux në Twitter.
“Michael Cimino ka vdekur në paqe, i rrethuar nga miqtë dhe dy gratë që e duan atë. Ne e duam atë po ashtu shumë”, shkroi ai në frëngjisht.
Regjisori fitoi dy çmime Oscar për punën e tij në film – regjinë më të mirë dhe fotografinë më të mirë si producent.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.