Lajmet e fundit

Femra me më së shumti tatuazhe në botë, Isobel Varley ka vdekur në moshën 77 vjeçare nga sëmundja e Alzheimer.
Varley kishte 93 përqind të trupit të saj të vizatuar, dhe mbante rekordin botëror të Guinness.
Tatuazhin e parë ajo e ka bërë në moshën 49 vjeçare.
“Ideja në fillim ishte që të bëja vetëm një tatuazh, një zog të vogël. Por, rash në dashuri me tatuazhet e më vonë u bëra e varur nga to. Të vetmet pjesë në trupin tim në të cilat nuk kam tattoo është fytyra, thembra e këmbës dhe disa pjesë në duar”, tha Varley për librin e Genissit pasi që zyrtarisht kishte marrë çmimin.
Tatuja e saj e preferuar ishte një vizatim i familjes së tigrave që e kishte në stomak.