Lajmet e fundit

Laura Biagotti, stilistja e famshme italiane e modës, që pushtoi tregjet botërore me rrobat e saj kashmir, ka ndërroi jetë sot pas një sulmi në zemër në moshën 73 vjeçare.
“Mbretëresha e Kashmirit” pësoi sulm në zemër të mërkurën, e nuk i mbijetoi dëmtimit të rëndë të trurit.
Biagiotti filloi të krijonte rrobat e grave në vitet 1960, e në vitin 1988, ajo u bë dizajnerja e parë italiane që paraqiti kreacionet e saj në Kinë, e në vitin 1995 e para që paraqiti ato brenda mureve të Kremlinit në Moskë.
Ajo u zgjerua edhe në veshjet e meshkujve, dhe krijoi një linjë të grave me masa të mëdha, Laura Piu, dhe një linjë për fëmijët.
Kompania e saj prodhoi syze dielli dhe parfume, përfshirë aromën popullore "Roma", të quajtur sipas qytetit të Biagiottit.