Lajmet e fundit

Legjenda e Juventusit dhe Presidenti i Nderit, Giampiero Boniperti, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.
"Ky është lajmi që ne kurrë nuk do të donim t’ua jepnim. Sot, më 18 qershor 2021, ne i japim lamtumirën Giampiero Bonipertit, i cili vdiq në Torino në moshën 92 vjeçare. Ky emocion që ne të gjithë po ndiejmë tani nuk do të na ndalojë të mendojmë me dashuri për të dhe për gjithçka që Presidenti ynë ishte dhe do të jetë gjithmonë në jetën e Juventusit”.
“Një figurë e pashlyeshme, i cili, që nga sot i është dorëzuar memories tonë, sepse ai ka qenë në historinë e futbollit për shumë kohë. Sepse kur shprehni një mendim dhe ai mendim bëhet pjesë e ADN-së së klubit, të cilit i keni kushtuar jetën tuaj, do të thotë që karakteri juaj është bërë identiteti dhe mënyra e të qenit. Përgjithmonë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Juventusit, transmeton Klankosova.tv.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1405773142715363331