Ka ndërruar jetë Jose Abreu, krijuesi i orkestrave rinore venezueliane El Sistema.
Abreu vdiq në moshën 78 vjeçare, ndërsa programi i tij i themeluar nga i cili doli dhe fitues, nxori mijëra fëmijë venezuelianë nga krimi dhe varfëria nëpërmjet muzikës, njofton Klan Kosova.
El Sistema fillimisht ishte themeluar në një garazh në vitin 1975 ndërsa përbënte vetëm 11 muzikantë.
https://www.youtube.com/watch?v=4v4YrZbf0NA
Megjithatë ky rrjet përfundimisht u rrit në 300 kore dhe orkestra.
Ajo është bërë jehonë në shumë vende të tjera anembanë botës, me sukses të veçantë në Spanjë dhe Skoci, shkruan Will Grant, korrespondent i BBC-së në Amerikën Latine.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.