Jim Steinman, kompozitori që qëndron pas hiteve si “Bat Out Of Hell” dhe “Total Eclipse Of The Heart”, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.
Vëllai i tij Bill i tha Associated Press se kompozitori dhe producenti ka vdekur nga dështimi i veshkave të hënën pasi ishte i sëmurë për disa kohë.
“Më ka marrë malli për të tashmë”, shtoi ai.
I njohur për prodhimet e tij bombastike, Steinman famën e tij më të madhe e arriti me yllin e rokut Meat Loaf.
Albumi i tyre i vitit 1977 Bat Out Of Hell - i cili përmbante hite si You Took The Words Right Out Of My Gouth dhe Two Out Of Three Ain't Bad - është një nga albumet më të mëdhenj të të gjitha kohërave, me më shumë se 50 milionë kopje të shitura në botë, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.