Lajmet e fundit
Kompozitori James Horner, që ka kompozuar vijën melodike të Titanic, Avatar, Braveheart dhe A Beautiful Mind, ka vdekur nga një aksident me aeroplan në Kaliforni.

Kompozitori i filmit Titanik, James Horner, që ka fituar Oscar, ka vdekur në moshën 61 vjeçare, pas një aksidenti me aeroplan në Kaliforninë e Jugut.
Një aksident ishte regjistruar të hënën, mirëpo ende nuk dihej indentiteti i pilotit.
Vdekja e Horner është konfirmuar nga asitentja e tij, Sylvia Patrycja, në llogarinë e saj në Facebook, raporton The Guardian, transmeton Klan Kosova.
“Kemi humbur një njeri të mrekullueshëm, me një zemër të madhe, e një talent të pabesueshëm”, është shprehur Patrycja në Facebook.
Aeroplani ishte një S-312 Tucano Mk1 me dy ulëse.
Mike Lindbery, zëdhënës për shërbimet me zjarr, është shprehur që aksidenti ka ndodhur të hënën në ora 09:30, sipas orës lokale, dhe përveç kompozitorit askush tjetër nuk ishte në bord.