Ka ndërruar jetë komediani i njohur, Mort Sahl. Ai vdiq në moshën 94 vjeçare.
Sahl ishte i njohur për rishpikjen e komedisë moderne në vitet 1950, duke dhënë komente sociale dhe duke synuar politikanët.
Ai filloi karrierën e tij në komedi në mesin e viteve 50 dhe regjistroi performancën e tij të vitit 1955 “Mort Sahl At Sunset”, e cila u publikua disa vjet më vonë.
Fama e Sahl filloi të ‘ngrihej në qiell’ kur ai organizoi ndarjen e parë të çmimeve Grammy në 1959 dhe më pas Academy Awards në të njëjtin vit.
Një vit më vonë, ai ishte komediani i parë që u shfaq në Time Magazine, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.