Komiku dhe aktori Charlie Murphy ka vdekur në moshën 57 vjeçare pas një beteje me sëmundjen e leukemisë.
Sipas TMZ, menaxheri i tij tha se Murphy u nda nga jeta në një spital të New York City në mëngjesin e 12 prillit.
Murphy kishte filluar të aktronte në të 80-tat dhe u bë pjesë e rregullt e serialit Chapelle’s Show në të 2000-tat. Ai po ashtu i kishte bashkë-shkruar disa nga filmat e vëllait të tij, Eddy Murphy, përfshirë këtu edhe filmin Vampire In Brooklyn.
Murphy i la pas tre fëmijë, pasi që edhe gruaja e tij kishte vdekur nga kanceri i vezoreve më 2009.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.