Kitaristi i famshëm i Elvis Presley, Scotty Mpore, i cili edhe ishte anëtari i grupit të Presley’t, ka vdekur në moshën 84 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai ka vdekur në qytetin Nashville të mërkurën pas disa muajsh që kishte shëndet të dobët.
Moore ka shumë merita për ndihmën që i kishte dhënë Elvis’it t’i jepte formë muzikës së tij dhe ka inspiruar gjenerata të tëra kitaristësh me muzikën e tij.
Moore ishte i fundit që kishte mbetur i gjallë nga bendi origjinal i Presley’t, që përfshinte batistin Bill Black dhe producentin Sam Phillips.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.