Matt Roberts, ish kitaristi i bendit "3 Doors Down", ka vdekur në moshën 38 vjeçare.
Përderisa shkaku i vdekjes se tij mbetet të konfirmohet , sipas disa raportimeve thuhet që Roberts ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit së të shtunës.
Babi i Roberts, Darrell ka thënë që e ka parë të birin e tij pas provave që përfunduan në orën një pas mesnatës.
Roberts pritej që të performonte në një ngjarje për bamirësi në Winsconsin.
Kjo humbje ka qenë e tmerrshme për fansat dhe familjen e Robert, të cilët kanë shprehur mërzinë edhe përmes postimeve.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.