Lajmet e fundit

Këngëtari me prejardhje gjermane, James Last ka vdekur në moshën 86 vjeçare.
Menaxheri i këngëtarit nga Gjermania, e ka pohuar vdekjen e tij, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Last ka shitur miliona albume, dhe për vite me radhë ishte pjesë e garës në British TV.
Për herë të fundit në publik ai u shfaqë në pranverë, si pjesë e një turneu lamtumirës pas diagnostifikimit me sëmundje.
Ai u shpreh se turneu i tij, do i jepte mundësi për ti thënë lamtumirë fansave të tij.
Last ka filluar karrierën e tij në vitet 60-ta, duke bërë inqizime instrumentale në emrin artistik “James Last and His Orchestra”.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka lansuar 75 albume në Britani të Madhe, dhe në kulmin e karrirës, ai kishte lansuar dy albume për një muaj.
Si duket Last nuk i donte shumë lamtumirat.
“Nuk mund të flas për lamtumirat – të krijojnë një ndjenjë të tmerrshme”, u shpreh këngëtari për BBC në mars të këtij viti.
James njihet për muzikën e tij të lumtur që e ka krijuar gjatë gjithë karrierës së tij.