Një katërvjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjendja shëndetësore e së cilës ishte e rënduar pas transferimit fillimisht në Spitalin e Gjakovës.
Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Viktima ishte pranuar në Spitalin e Gjakovës dy ditë më parë, ndërsa sot ka ndërruar jetë në QKUK.
''Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë'', tha Elezaj.
Rasti është nën hetime, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Ndërsa lidhur me rrethanat se cili ishte shkaku i gjëndjes së rëndruar, ende nuk dihet, bën të ditur Elezaj.
''Aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin. Lidhur me shkaktarët që kanë dërguar në vdekjen e viktimës do të presim raportin mjeko-ligjor nga IML'', thotë Elezaj.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.