Joey Bootz, i cili ishte i njohur për paraqitjet e tij në “The Howard Stern Show”, ka vdekur në moshën 49 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Joey u gjet i vdekur nga shokët e tij, konkretisht nga Erik Bleaman të premten në mbrëmje, pasi ajo nuk ishte paraqitur atë ditë në radio.
Kur Joey nuk iu përgjigj derës, Erik ka kërkuar nga menaxheri i ndërtesës të hapet dera, dhe të bëjë një kontroll, por ylli i radios u gjet i ulur në karrige, i ftohtë dhe pa puls, transmeton Klan Kosova.
Dyshohet se Joey ka vdekur nga shkaqet natyrore.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.