Legjenda e basketbollit, Jerry West, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
Westi është ndër figurat më të shquara të basketbollit amerikan, duke fituar nëntë tituj kampioni të NBA-së, si lojtar, skaut, trajner, ekzekutiv dhe këshilltar.
Ai konsiderohet si arkitekt i dhjetë titujve të Los Angeles Lakersave në vitet e 1980-ta dhe 2000-ta, si dhe ishte këshilltar në epokën e dinastisë së Golden State Warriors.
Sidoqoftë, ai ka pasur një periudhë të gjatë të zemërthyerjeve si lojtar, duke i humbur tetë finale, prej tyre gjashtë prej Boston Celticsave, dhe duke e fituar vetëm një.
Madje, ai mbetet si lojtari i vetëm që e ka fituar nderin MVP i Finaleve duke qenë pjesë e ekipit humbës.
Për më tepër, silueta e logos së NBA-së është frymëzuar pikërisht nga një fotografi e tij.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.