12.02.2017 · përditësuar para 3439 dite1 min lexim
Këngëtari i njohur i muzikës R&B dhe jazz, Al Jarreau ka vdekur në mëngjesin e ditës së sotme.
Njoftimi se ikona e muzikës jazz ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare nuk bën të ditur se cili ishte shkaktari i vdekjes, por ai vuante nga probleme me frymëmarrjen dhe zemrën tash e disa vjet.
Fituesi i shtatëfishtë i çmimit Grammy poashtu ka qenë tash e sa kohë i hospitalizuar në Los Angeles.
Pak para se ai të shtrohej në spital, ishte vetë ai që e kishte bërë të ditur se po pensionohet, transmeton Klan Kosova.
Jarreau ka realizuar turne të ndryshme për 50 vjet me radhë derisa ka fituar çmime Grammy për disa nga hitet e tij të viteve 70-80, përfshirë “Mornin”, “After All”, “We’re in This Love Together” dhe pa dyshim hitin absolut “Moonlighting”.
https://www.youtube.com/watch?v=aaPcJkynVSo
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.