Janet Waldo, e njohur për zërin e Judy Jetson në serinë e animuar “Jetsons” ka vdekur, transmeton Klan Kosova.
Ajo ishte 96 vjeçare.
Vajza e Waldo-së, Lucy Lee ka konfirmuar për ABC News se nëna e saj ka vdekur të dielën në mëngjes. Lee tha për ABC se nëna e saj u diagnostikua me tumor beninj në tru pesë vjet më parë e që ishte i paoperueshëm.
Waldo ka lindur në Uashington në vitin 1920. Ajo e mori rolin e saj të parë si aktore në vitin 1938 në filmin “Cocoanut Grove”.
Ajo gjithashtu bëri shumë punë në radio.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.