Vetëm pas orë pasi ishte intervistuar për të marrë pozitën e asistentit në New York Knicks, të martën vonë, ish-qendra e NBA, Sean Rooks ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
Rooks njihej në komunitetin e basketbollit si njeri i afërt dhe sjellshëm.
Ai vet ka qenë basketbollist, kurse në dy vitet e fundit ka ushtruar pozitën e trajnerit te Philadelphia 76ers.
“Me pikëllim dhe dhembje të thellë njoftoj se humba djalin tim në moshën 46 vjeçare”, ka thënë Deborah Brown – nëna e Rooks, në një njoftim që përcjell 76ers.
“Familja jonë kërkon që të respektohet privatësia në këto momente kur ne po kalojnë në një fazë të vështirë”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.