Ka vdekur në moshën 88 vjeçare, ish-trajneri legjendar i NBA-së, Lenny Wilkens.
Lajmin e hidhur e konfirmoi familja e tij, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv
Pos si trajner, ai ka qenë edhe lojtar ku ndër vite ka djersitur fanellat e St.Louis Hawks, Seattle Supersonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trailblazers, ku edhe i kishte menaxhuar si trajner.
Ndërsa suksesin e tij më të madh e kishte pasur si trajner, ku ishte shpallur kampion me Seattle Supersonics në vitin 1979.
Wilkends, drejtoi edhe skuadrat si: Atlanta Hawks, Toronto Raptors, New York Knicks dhe ishte pjesë e “NBA Hall of Fame”, për arritjet e tij historike në këtë ligë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.