Një hut mjaft i dashur që u bë shumë i famshëm për vendasit e parkut qendror në New York ka ngordhur.
Huti po fluturonte poshtë duke kërkuar ushqim dhe u godit nga një kamion i mirëmbajtjes së parkut, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ngordhja e hutit që mbante emrin Barry ka bërë ka bërë që adhuruesit e shpendëve në të gjithë botën të ndajnë fotot dhe kujtimet për të.
Një faqe në Twitter kushtuar zogjve në park tha se do t'iu mungojë "prania e tij e mrekullueshme e bukur".
Ky hut ishte bërë shumë i njohur për shumë vizitorë të këtij parku e sidomos gjatë periudhës së pandemisë kur shumë njerëz publikuan fotografi nëpër rrjete sociale.
"Prania e hutit në Central Park solli kaq shumë gëzim, duke na kujtuar të gjithëve se parku është një zonë e gjelbër jetike për të gjithë banorët, përfshirë kafshët e egra", tha njëri prej vizitorëve.
Meqenëse huti Barry ishte ikonë në parkun qendror, ai madje kishte edhe një fanpage në Twitter.
Shumë dashamirës të shpendëve kërkuan të dinë sa shpejt po ecte automjeti i mirëmbajtjes dhe pse po voziste në një kohë kur shumë krijesa të natës në atë kohë janë prezente".
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.