Të dielën ka ndërruar jetë një grua e cila ka pasur aksident trafiku më 19.05.2023 në fshatin Gërdovc të Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, njofton Klan Kosova.
“Me datën e cekur kishte ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor”.
“Me datë 21.05.2023 viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor”.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.