17.06.2019 · përditësuar para 2580 dite1 min lexim
Gloria Vanderbilt, artiste, autore, aktore, dizajnere dhe nëna e Anderson Cooper, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Anderson njoftoi lajmin të hënën duke thënë se Gloria ka qenë një grua shumë e dashur e cila e donte jetën.
“Një grua e mrekullueshme. Një nënë e mahnitshme”, tha ai.
Ajo vdiq në shtëpi e rrethuar nga familja dhe miqtë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.