Lajmet e fundit

Një grua 96-vjeçare e cila theu ijën e saj derisa ishte duke u përpjekur të ndalojë një njeri të panjohurhip, ka vdekur nga plagët.
Filomena Vargas e ndaloi Hansel Ramirez 24 vjeçar, të hyjë në apartamentin e saj në New York.
Ramirez i cili nuk jeton në atë ndertesë, thuhet se u kap në kamera duke u përpjekur të hapë derën, derisa zonja e moshuar ishte në hyrje, raportoi Daily News.
Ai u arrestua me dyshimin për sulm, pas incidentit më 28 shtator, pasi që ai e sulmoi të moshuarën në ijët e saj me një shkop.
Duke folur nga shtrati i saj në spital menjëherë pas sulmit, Vargas tha për Daily News:
"Ai vepronte si të ishte shefi".
"Sikur kishte në pronësi ndërtesën. Ai ishte i keq...i keq".
Mjerisht, stër-stër gyshja vdiq nga plagët dhe se vdekja e saj ishte shkak i lëndimeve.