Një filozofe franceze që avokonte për marrjen e rreziqeve është mbytur në ujë duke tentuar t’i shpëtojë dy fëmijë në një plazh në Rivierën Franceze.
Anne Dufourmantelle u fut në ujë pasi që dy fëmijë u rrezikuan nga erërat e forta në plazhin e Pampellone, afër St. Tropez, të premten, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Dy fëmijët u shpëtuan më vonë nga rojet e detit dhe ishin të palënduar.
Ministri francez i Kulturës, Françoise Nyssen, tha që Dufourmantelle ishte një “filozofe e madhe që na ndihmoi të jetojmë”.
Dëshmitarët thanë që Dufourmantelle, 53 vjeçare, po lahej 50 metra larg fëmijëve, kur një flamur i paralajmërues i portokalltë ndryshoi në të kuq, dune treguar që larja në det ishte e ndaluar shkaku i kushteve të rrezikshme.
Ajo menjëherë kishte tentuar që t’i ndihmonte ata por ishte marrë nga një rrymë e fortë uji.
Funerali i saj do të mbahet nesër në Ramatuellë, në jug të Francës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.