Lajmet e fundit

Personi që i vuri flakën maratonistes olimpike, Rebecca Cheptegei të dielën e kaluar, ka vdekur nga lëndimet që mori gjatë sulmit fatal ndaj atletes nga Uganda.
Cheptegei, 33-vjeçare, pësoi dështim të shumëfishtë të organeve javën e kaluar dhe ndërroi jetë tragjikisht në një spital në Eldoret, Kenia, disa ditë pasi pësoi 80 për qind djegie kur ish i dashuri Dikson Ndiema i hodhi benzinë dhe i vuri flakën mes një debati të ashpër.
Ndiema gjithashtu mori djegie të konsiderueshme dhe u dërgua me urgjencë në të njëjtin spital, ku policia keniane tha se ai do të arrestohej pasi të ishte shëruar nga lëndimet e tij. Por zyrtarët në Spitalin Mësimor dhe Referues të Moi konfirmuan këtë mëngjes se Ndiema vdiq gjithashtu.
“Dickson Ndiema Marangach ka vdekur nga 30 për qind djegie që pësoi kur i vuri flakën të dashurës së tij Rebecca Cheptegei javën e kaluar”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
