Eddie Jordan, legjenda e motorsportit dhe themeluesi i ekipit të njohur Jordan Grand Prix, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, pasi humbi betejën me kancerin.
Jordan drejtoi ekipin e tij në Formula 1 nga viti 1991 deri në vitin 2005, dhe më pas vazhdoi të përfshihej në sport si komentator për BBC dhe Channel 4. Ai ishte gjithashtu menaxher i njohur i dizajnerit të famshëm Adrian Newey.
Në vitin e kaluar, Jordan u diagnostikua me kancer të fshikëzës dhe prostatës, dhe të enjten në mëngjes, familja e tij konfirmoi se ai kishte ndërruar jetë në Cape Town, Afrikë e Jugut.
Jordan themeloi ekipin Jordan Grand Prix në vitin 1991, me Gary Anderson si kryeprojektues, dhe i dha mundësinë Michael Schumacher të bënte debutimin e tij në Formula 1. Pas një sezoni me ekipin, Schumacher u transferua te rivali Benetton, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në vitin 1998, ekipi arriti rezultatin e tij më të mirë historik, kur Damon Hill dhe Ralf Schumacher përfunduan të parët dhe të dytët në Çmimin e Madh të Belgjikës.
Jordan ka shënuar shumë momente historike në Formula 1, përfshirë kalimin e Lewis Hamilton në Mercedes, kthimin e Michael Schumacher në vitin 2010, dhe largimin e Felipe Massa nga Ferrari.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.