Lajmet e fundit

Familja e saj thanë se ajo vdiq nga diçka që ajo e donte.
Beki Hellens 22 vjeçare vdiq nga një jet ski, në një liqen.
Aksidenti fatal ndodhi në një liqen në jug, ku Beki ishte një vizitore e rregullt, transmeton Klan Kosova.
Ajo u nxor nga uji dhe u nxitua për në spital pasi që kishte pësuar një sulm kardiak, por fatkeqësisht vdiq disa orë më vonë.
I dashuri i saj Paul Turner ka bërë homazhe në rrjetin sociale Facebook, duke e quajtur atë një dashuri e vërtetë e tij.
Ai shtoi: “E bukura ime e mahnitshme, dashuria ime e vërtetë Beki, vdiq”.
Babai i saj Ricky Hellens tha: “Ajo ishte gjithmonë e lumtur, ajo e donte jet skin shumë, dhe e voziste atë më shumë qejf”.
Megjithatë, hetimet ende po vazhdojnë mbi vdekjen e Bekit, për të hetuar saktësiasht se çfarë ka ndodhur.