Aktori i mirënjohur kanadez, Christopher Plummer, ka vdekur në moshë 91 vjeç në Connecticut.
Plummer njihet për një sërë filmash hollivudianë si “Tingulli i Muzikës” dhe “Fillestarët”.
“Chris ishte një njeri i jashtëzakonshëm i cili e donte thellësisht dhe e respektonte profesionin me mënyra të vjetra, me humor vetëpërqeshës dhe me muzikë fjalësh”, ka thënë menaxheri dhe shoku i tij prej 46 vjetësh, Lou Pitt.
Ai vazhdoi duke e quajtur thesar kombëtar i cili i vlerësonte për së tepërmi rrënjët e tij kanadeze.
https://www.youtube.com/watch?v=5dQPdt5igyI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.