Christine McVie, e cila ishte pjesë e rock grupit "Fleetwood Mac" dhe shkroi disa nga këngët e tyre më të famshme, ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ka thënë familja e saj.
Kantautorja britanike qëndron pas hiteve botërore si "Little Lies", "Everywhere", "Don't Stop", "Say You Love Me" dhe "Songbird".
Në deklaratën e lëshuar nga familja e saj thuhet se ajo ka vdekur në një spital.
"Dëshirojmë që të gjithë ta mbajnë Christine në zemrat e tyre dhe ta kujtojnë jetën e një personi të mrekullueshëm, dhe një muzikante të nderuar", thuhet në deklaratën e familjes.
McVie u largua nga "Fleetwood Mac" në 1998, por u kthye në sërish në vitin 2014. "Fleetwood Mac" ishte një nga grupet më të njohura të rock-ut në botë gjatë viteve 1970 dhe 1980.
McVie ishte një nga tetë anëtarët e grupit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.