Ka vdekur në moshën 86-vjeçare aktori dhe shkrimtari i njohur, Charles Grodin.
Ai u bë i njohur me rolin e tij në "The Heartbreak Kid" dhe më vonë edhe me pjesëmarrjen në filmin "Midnight Run".
Grodin ndërroi jetë sot, pasi vuante nga kanceri i palcës së kockave, këtë e bëri të ditur djali i tij, Nicholas Grodin.
Në vitet 1990, Grodin la gjurmët e tij si një komentator liberal në radio dhe TV, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu shkroi drama dhe skenare televizive, duke fituar një Emmy për punën e tij në vitin 1997.
Në vitin 1989 Grodin botoi edhe librin “It Would Be So Nice If You Weren’t Here,” i cili përmban disa këshilla për aktorët.
Ai studioi në Universitetin e Miamit dhe Pittsburgh Playhouse, punoi në teatër veror, por natën punonte edhe si shofer takisie, postier dhe roje.
Në vitin 1962 Grodin bëri debutimin e tij në Broadëay dhe mori shumë lavdata në "Tchin Tchin", një lojë me tre personazhe me protagonist Anthony Quinn.
Grodin dhe gruaja e tij e parë, Julia Ferguson, kishin një vajzë, komedianen Marion Grodin. Martesa përfundoi në divorc. Ndëesa me gruan e tij e dytë, Elissa Durwood, kishte një djalë, Nicholas.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.