Meadowlark Lemon, njëri nga yjet kryesore të skuadrës atraktive të basketbollit, Harlem Globetrotters, ka vdekur sot, në moshën 83 vjeçare, ka bërë të ditur New York Times, transmeton Klan Kosova.
Ai ndërroi jetë në Scottsdale të Arizonas.
Lemon ishte mjeshtër i padiskutueshëm i lojës dhe autor i shumicës së pikave të çmendura që bënin anëtarët e Harlem, gjatë ndeshjeve.
Sipas uebfaqes së klubit, Meadowlark ka luajtur në rreth 7 mijë e 500 ndeshje, shifër kjo që është e barabartë me 92 sezone të NBA-së. Ai u paraqit edhe para mbretëreshës Elizabetë, ish-kryeministrit sovjetik Nikita Khrushchev e po ashtu edhe para tre krerëve të Vatikanit.
Lemon u fut në Basketball Hall of Fame më 2003, për kontribut të rëndësishëm në këtë sport.
Ai ishte i martuar dy herë dhe kishte 10 fëmijë.
Në videon poshtë mund të shihni si luante ai dhe ekipi i tij, Harlem Globetrotters.
https://www.youtube.com/watch?v=F2LAtMKjRCc&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.