Një konflikt mes anëtarëve të një familje në Shtime kishte ndodhur para disa javësh.
Si pasojë djali dhe babai janë rrahur mes vete, ku ky i fundit ishte dërguar për trajtim në QKUK, por nuk ka arritur që t'i mbijetojë lëndimeve.
Ai vdiq të shtunën dhe trupi i pajetë tij u dërgua për obduksion në IML.
I dyshuari (djali) u arrestua dhe u dërgua në ndalim për 48 orë, derisa ndaj tij u caktua edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore e Ferizajt.
"Gjykata Themelore e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit lidhur me rastin", tha Baftiu.
https://klankosova.tv/rrihen-mes-vete-tre-familjare-ne-shtime-behen-per-spital/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.