Mbretëresha e muzikës soul, Aretha Franklin, ka vdekur në moshën 76 vjeçare, përcjell Klan Kosova.
Ylli i himneve “Respect” dhe “Chain of Fools” vdiq sot në shtëpinë e saj në Detroit, ndërkaq lajmin për Associated Press e konfirmoi përfaqësuesi i saj.
Kënga e lartpërmendur, “Respect”, e realizuar më 1967, ishte shndërruar në melodi të të drejtave të njeriut dhe lëvizjeve për fuqizimin e grave.
Franklin po ashtu ishte gruaja e parë që u fut në Rock & Roll Hall of Fame.
https://www.youtube.com/watch?v=k6YCxXQ6Scw
https://www.youtube.com/watch?v=jvU-X_ALglw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.