Lajmet e fundit

Një alpinist britanik është gjetur i vdekur dhe një grua britanike është zhdukur pas përmbytjeve në Mallorka.
Trupi i 32-vjeçarit u gjet sot pas shiut të dendur pranë rrugës së njohur të ecjes Torrent de Pareis në vargmalin malor Tramuntana, në veriperëndim të Majorkës, transmeton klankosova.tv.
Grupi prej dhjetë alpinistësh u bllokua nga përmbytjet e së martës dhe duhej të shpëtohej nga roja civile spanjolle, sipas mediave lokale.
Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës tha se trupi i një prej turistëve të zhdukur është gjetur.
“Policia dhe zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimet për të dytën”.
Një zëdhënës i gardës civile tha se shërbimet e shpëtimit kishin marrë masa paraprake përpara përmbytjeve.