Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ka ndërruar jetë aktorja e mirënjohur, Valentina Caci.
Këtë e bëri të ditur Meta me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se ndanë dhembjen më të madhe për humbjen e kësaj artisteje.
"Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi".
"Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë", ka shkruar Meta në Facebook.
Ja postimi i plotë i tij:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.